Shtatzënë në moshën 52-vjeçare, aktorja tregon si e mbajti të fshehtë lajmin e ëmbël për 7 muaj

Aktorja e njohur dhe fituesja e çmimit Oscar, Hilary Swank, arriti ta mbante të fshehtë shtatzëninë deri në muajin e shtatë. 52-vjeçarja zbuloi se pret fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Philip Schneider, duke surprizuar fansat.
Në një intervistë në podcastin “Question Everything”, aktorja tregoi se privatësia e saj u respektua nga banorët e qytetit të vogël ku jeton. Ajo tha se nuk kishte pasur nevojë të qëndronte e mbyllur në shtëpi, ndërsa gjatë shtatzënisë kishte vazhduar edhe angazhimet profesionale.
“Unë jetoj në një qytet shumë të vogël. Është qyteti në të cilin u rrita, dhe të gjithë atje kanë treguar aq shumë respekt për privatësinë time sa lajmi nuk është bërë i ditur.”, tha aktorja.

Swank, e cila u bë nënë e binjakëve Aya dhe Ohm në prill të vitit 2023, në moshën 48-vjeçare, u shpreh se amësia erdhi në momentin e duhur për të. Sipas saj, jeta nuk ndjek gjithmonë planet që bëjmë dhe çdo gjë ndodh në kohën e vet.
Aktorja ka treguar më herët se dëshironte gjithmonë të bëhej nënë, por karriera dhe rrethana të ndryshme e shtynë këtë moment. Tani, ajo ndihet e gatshme t’u kushtojë më shumë kohë fëmijëve dhe të jetë e pranishme në përditshmërinë e tyre.



