E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjegull e dendur në juglindje, vështirësi në aksin Korçë–Pogradec e Kapshticë, policia apel drejtuesve të mjeteve

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, duke sjellë ulje të dukshmërisë dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Ulja e temperaturave ka ndikuar gjithashtu në përkeqësimin e kushteve të lëvizjes, veçanërisht në akset nacionale Korçë–Pogradec dhe Korçë–Kapshticë, ku mjegulla është më e dendur.

Përballë këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm.

Reklamë

Gjithashtu, shoferët këshillohen të shmangin parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme, si dhe të përshtatin lëvizjen me kushtet e rrugës dhe dukshmërinë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.