Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

“Depresioni” pas pushimeve, çfarë i ndodh trupit të njeriut dhe pse ndihemi nervoz dhe të lodhur kur kthehemi në punë

2 Shtator 11:40

Mungesa e motivimit, lodhja, nervozizmi dhe trishtimi janë ndër shqetësimet kryesore që shfaqen pas përfundimit të pushimeve.

Ekspertët e përshkruajnë këtë gjendje si “depresioni pas pushimeve” ose “post-vacation blues”, por ajo nuk konsiderohet një diagnozë e veçantë psikiatrike.

Pushimet përfundojnë, valixhet kthehen në dollap dhe ditët e relaksit zëvendësohen me alarmin e mëngjesit, punën, trafikun dhe detyrimet e përditshme.

Për shumë njerëz, rikthimi në rutinën e përditshme nuk është gjithmonë i lehtë. Në vend të energjisë dhe motivimit që mund të pritet pas ditëve të pushimit, shfaqen “simptoma” të tjera, si lodhja, nervozizëm, mungesë përqendrimi apo edhe një ndjenjë trishtimi.

Pse ndodh?

Gjatë pushimeve ndryshon ndjeshëm rutina jonë. Zgjohemi më vonë, kemi më pak detyrime, kalojmë më shumë kohë jashtë, udhëtojmë dhe shoqërohemi më tepër.

Rikthimi në përditshmëri ndodh shpesh brenda pak orësh. Alarmi i mëngjesit, orari i punës, afatet, email-et, trafiku dhe përgjegjësitë familjare krijojnë një kontrast të fortë me ditët e pushimit.

Ky ndryshim i menjëhershëm mund të ndikojë përkohësisht në humor dhe në nivelin e energjisë.

Cilat janë shenjat më të zakonshme?

Për disa njerëz, shqetësimi zgjat vetëm gjatë ditës së parë ose dy ditëve të para të punës. Për të tjerë, përshtatja mund të kërkojë pak më shumë kohë.

Ndër simptomat që mund të shfaqen janë:

mungesë motivimi; trishtim ose ndjenjë zbrazëtie; nervozizëm; vështirësi në përqendrim; lodhje dhe përgjumje; ndryshime në ritmin e gjumit; ndjenjë mbingarkese; nostalgji për vendin dhe njerëzit me të cilët kaluam pushimet; dëshirë për t’u larguar sërish nga rutina.

Në shumicën e rasteve, këto ndjesi janë të përkohshme dhe zbuten gradualisht, ndërsa organizmi dhe mendja përshtaten me rutinën.

A duhet të kthehemi nga pushimet një ditë para punës?

Nëse është e mundur, mund të jetë më e lehtë të lini të paktën një ditë mes kthimit nga pushimet dhe rikthimit në punë.

Kjo kohë mund të shërbejë për t’u përshtatur gradualisht me rutinën: për të shpaketuar, për të bërë furnizimet e nevojshme, për të rregulluar orarin e gjumit dhe për të kaluar disa orë të qeta në shtëpi.

Kthimi të dielën në mbrëmje, për t’u zgjuar herët të hënën dhe për të nisur menjëherë punën, mund ta bëjë tranzicionin edhe më të vështirë.

Mos u përpiqni të përfundoni gjithçka menjëherë

Një tjetër gabim i zakonshëm është përpjekja për të zgjidhur të gjitha detyrat e mbledhura gjatë pushimeve që në ditën e parë.

Në vend të kësaj, rekomandohet që detyrat të organizohen sipas rëndësisë dhe përgjegjësitë të rikthehen gradualisht në ritëm.

Gjumi i rregullt, aktiviteti fizik, qëndrimi në ambiente të hapura dhe koha me njerëzit e afërt mund të ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies.

Edhe aktivitetet që na bëjnë të ndihemi mirë gjatë pushimeve nuk kanë pse të zhduken me rikthimin në punë. Një shëtitje, disa orë në natyrë, një darkë me miqtë apo një periudhë pa telefon mund të bëhen pjesë e rutinës së përditshme.

Kur duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje?

Ndonjëherë problemi mund të mos jetë vetëm përfundimi i pushimeve.

Nëse mendimi për t’u kthyer në punë shkakton ankth ose shqetësim të fortë, nëse lodhja dhe pakënaqësia përsëriten vazhdimisht ose nëse gjatë gjithë vitit jetoni vetëm duke pritur pushimet e ardhshme, mund të jetë e nevojshme të vlerësoni më nga afër faktorët që ndikojnë në përditshmërinë tuaj.

Stresi i vazhdueshëm, mbingarkesa, pakënaqësia në punë dhe mungesa e ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj personale mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien emocionale.

Është gjithashtu e rëndësishme që “post-vacation blues” të mos ngatërrohet me depresionin klinik.

Nëse trishtimi, humbja e interesit, lodhja e theksuar ose problemet me gjumin zgjasin për javë, përkeqësohen apo ndikojnë dukshëm në jetën e përditshme, këshillohet të kërkohet ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Depresioni pune

Nga e njëjta kategori

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

më shumë...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.