Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe që Gjimshiti...

U kapën me armë në Gjashtë të Sarandës, dy...

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të...

“Basha duhet të flasë, mesazhi i SHBA jo vetëm për Berishën dhe opozitën”

19 Maj 19:05

Astrit Patozi komentoi vendimin e DASH, i cili shpalli “non grata” liderin historik të së djathtës, Sali Berisha, pasi ka minuar demokracinë dhe është përfshirë në afera korruptive. Për të, ish-kryeministri ndodhet sot në ditën e tij më të keqe.

 

Sa i përket entuziazmit që ka shfaqur mazhoranca, ai e konsideroi të nxituar dhe naive.

 

“Një lexim i ftohtë për dënimin e Sali Berishës

Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.

Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.

Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.

Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t’u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.

Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u muar për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.

Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.

Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.

Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi DASH Non Grata SHBA

Nga e njëjta kategori

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

më shumë...

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në aksident, flet mes dhimbjes shqiptari në Greqi

më shumë...

Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën jetën

më shumë...

LVV e LDK dështojnë të arrijnë marrëveshje politike në prag të mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

6:26

Shoferi i makinës përplas 82-vjeçaren në Korçë,...

6:25

U kapën me armë në Gjashtë të...

6:17

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose...

6:11

LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet...

5:53

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del...

5:45

Zjarr i madh në Klos, digjen dy...

5:19

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë...

5:02

SHOKUESE/ Plan për të vrarë Messin dhe...

Më të klikuarat

  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.