Dhjetra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë, kanë protestuar sërish paraditen e kesaj te merkure përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës.
Ata pohojnë të ndinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinzë, Belinë, Sheqishte , Zharrëz, Kallm, Frashër , Kuman, që prej fillimit të këtij viti nuk janë paguar për qeranë vjetore nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte.
“Këta fshihen si minj, edhe origjinën andej e kanë këta. Ky popull nuk është vlerësuar prej kohësh dhe është tallur. Unë, për shembull, kam ardhur 50 herë këtu dhe s’kam marrë zgjidhje.”
“Këta kanë thënë që t’u japim dy javë kohë, prandaj kemi ardhur sot këtu dhe nuk kemi marrë përgjigje. E presim sot”.
Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundẽrshtojne pretetendimet e kompanisë se çmimi historik i qerase së tokës në fushën naftembajtëse prej 400 lekesh per metër katror , tejkalon ndjeshẽm vlerat aktuale të tregut.
“S’jemi dakord ne. Naftës i rritet çmimi, ndërsa ne na ulet oferta për pronën tonë. Nuk jemi dakord dhe nuk do të jemi, derisa të realizohet kërkesa jonë.”
“Ne tani do ta përshkallëzojmë protestën tonë në vendburim. Njëkohësisht, do të bëjmë një peticion dhe do t’ia dërgojmë Krimit Ekonomik, pasi kompania na ka marrë tokat dhe nuk na ka dhënë dëmshpërblim”.
Kompania është gjendur gjithashtu në qëndnër të një hetimi për evasion fiskal. Hetimet lidhen me fshehje reale të deklarimeve të të ardhurave të kopmanisë dhe mospagimin e detyrimeve të punënjësve.





