E enjte, 15 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror në qytete të ndryshme të vendit

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve mbajti të martën në Durrës koncertin e radhës në sheshin “Liria” në kuadër të turit veror që Ansambli Kombëtar zhvillon në gjithë vendin.

30 artistë u ngjiten në skenë ndërsa të pranishmit shijuan foklorin shqiptar i shprehur nëpërmjet këngëve dhe valleve tona tradicionale.

Reklamë

“Ky koncert i ka të gjitha dhe mendoj se do kënaqen të gjithë, sepse ka valle tradicionale, ka këngë tradicionale shumë të bukura”, tha Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Pjesë e këtij koncerti u bë edhe këngëtarja e re durrsake Violeta Beshiri, e cila vlerëson pjesëmarrjen në këtë koncert si dhe mundësinë për të interpretuar këngë të traditës.

Reklamë

“Është një kënaqësi dhe nje nder i madh për mua të jem këtu dhe sidomos që do performoj me ansamblin shtetëror”, u shpreh Violeta Beshiri, këngëtare.

Fest Folk 2026 i kushtohehet traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, përmes këngës, valles dhe kostumeve popullore.

Më shumë video

Reklamë