E mërkurë, 14 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 minutë më parë
Sociale

“Konviktet janë mbushur me indianë”, studentja rendit pikat: Ja pse po protestohet

Për të dytën ditë radhazi, në Tiranë po zhvillohen protesta, ku aktet e dhunës dhe përplasjet nuk kanë munguar.

Klaudja Murajaj, gazetare, e cila është edhe studente në Fakultetin e Drejtësisë ka bërë të ditur se të rinjtë kërkojnë kushte më të mira, mundësi punësimi dhe ulje të kostove.

Reklamë

“Studentët kërkojnë kushtet në konvikte, mundësi punësimi, kostot e larta. Në konvikte po qëndrojnë indianët dhe ata nuk kanë ku rrinë. Qeratë e larta dhe pjesa e punësimit. Ka problematika në orët mësimore në bazë të punëve që kanë jashtë fakultetit. Kërkojnë një sistem të rregullt dhe të ccojë në një treg të pastër. Ka sosur durimi. Herë pas here është kërkuar dialog me kryeministrin e ministrat e nuk kanë marrë përgjigje. Tani nuk kërkojnë më dialog”, tha Murajaj.

Ajo më tej shtoi se pedagogët e Drejtësisë i kishin “kërcënuar” me mungesa, por sipas saj kjo gjë është e paarritshme në një kohë kur auditori është bosh.

Reklamë

Ndërsa për Olger’t Rakipllari, i cili është mësues dhe piktor, dorëheqja e Edi Ramës është kërkesa kryesore e studentëve. Teksa heq një paralele me protestat e vitit 2018, ai thotë se të rinjtë janë në të njëjtat kushte dhe se në sistemin arsimor nuk është plotësuar asnjë kërkesë e kërkuar më herët.

“Si protagonist i protestave të dhjetorit 2018, më duket sikur jam akoma në atë protestë. Nuk ka ndryshuar fare. Ne kemi pasur 8 kërkesa dhe në ditët e fundit Rama doli me një paketë. Pas kaq vitesh nuk kemi asnjë pikë të zbatuar nga ajo paketë. Kanë qenë paketa false. Atë kockën që u hodhi studentëve, po bën të njëjtën gjë edhe me Flamingon. Studentët kanë qenë në protestë në revolucionin Flamingo.

Dialogu nuk mund të fillojë pa dorëheqjen e Ramës. Studentët kanë qenë pjesë e protestës. Tani u riorganizuan”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.