E enjte, 15 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dhuna në protestë, ministri Demo: 51 efektivë të lënduar

Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka reaguar sërish pas dhunës dhe kaosit të shkaktuqar gjatë protestës në Tiranë.

Ministri thotë se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar.

Reklamë

Sipas tij, disa prej efektivëve ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

 Në reagimin e tij, ministri dënoi dhunën ndaj policisë, ndërsa shprehu mirënjohje për efektivët që, pavarësisht rrezikut, vijuan të përmbushin detyrën.

Reklamë

Reagim i ministrit Demo:

51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar! Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja.

Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.