E mërkurë, 14 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 36-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 27-vjeçare dhe kunatin 56-vjeçar, pasi dyshonte se mes tyre kishte një lidhje intime.

Vrasja  e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të së martës, në zonën Yıldırım të Bursës.

Reklamë

Sipas mediave turke, 36-vjeçari Ismail Matur fillimisht ka qëlluar tetë herë ndaj kunatit të tij, Yavuz Yılmaz, në mes të rrugës, duke e lënë të vdekur.

Më pas, autori është kthyer në banesën e tij, ku ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Canan, 27 vjeçe.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 36-vjeçarin, ndërsa në zonë është gjetur edhe arma që dyshohet se është përdorur në krim.

Pas arrestimit, gjatë marrjes në pyetje nga policia, Matur dyshohet se ka deklaruar se besonte që gruaja e tij dhe kunati kishin një marrëdhënie intime.

“Ishte çështje nderi që t’i vrisja”, mësohet t’u ketë thënë ai efektivëve pas arrestimit.

Policia turke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë