E mërkurë, 14 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 31 minuta më parë
Politikë

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas debatit të ditëve të fundit lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar veçanërisht qëndrimeve të tij për Kosovën dhe çështjen e lumit Ibër.

Rama e ka cilësuar reagimin e asaj që ai e quan “ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës” si një lloj “laboratori” për të matur saktësinë e qëndrimeve të tij. Ai thotë se kritikat ndaj tij, përfshirë akuzat për “tradhti” pas deklaratës se Serbia e ka humbur Kosovën, i konfirmojnë sipas tij qëndrimet që ka mbajtur si kryeministër.

Reklamë

Në postimin e tij, Rama thekson gjithashtu se ndërhyrja e tij e fundit në debatin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre serbe për paprekshmërinë e lumit Ibër ka qenë e qartë në kundërshtim me atë që e konsideron provokim të Serbisë.

Kryeministri përmend edhe deputeten britanike Alicia Kearns, duke thënë se qëndrimi i tij është përshëndetur prej saj, ndërsa kritikon ashpër zërat nacionalistë në Prishtinë dhe Beograd.

Reklamë

Rama shkruan:

Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës

Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal???????????????????????????????? Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër

Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese – që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar – baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut

Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit

Në përfundim të reagimit, Rama e lidh deklaratën e tij me atë që e cilëson si diplomaci shqiptare në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe të “Europës së Ballkanit”, duke mbrojtur qëndrimin e tij përballë kritikave që ka marrë në rrjetet sociale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë