E premte, 23 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë, ja sa pritet të shënojë termometri

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit.

Reklamë

Dita e nesërme pritet të shënojë dhe temperaturat më të larta të muajit gusht, dhe më aps pritet një rënie gradueale e temperaturave, duke sjellë normalitet.

Sa i takon ditës së mërkurë termometri pritet të arrijë deri në 41 gradë celcius në vlerën maksimale dhe 17 gradë në atë minimale.

Reklamë

Qytetet ku pritet të jetë më nxehtë janë Elbasani dhe Berati, ndërsa më pas vijnë Tirana, Fieri dhe Shkodra.

Ndërkohë temperaturat minimale pritet të arrijnë deri ën 17 rgadë celcius.

Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë