E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerr në SHBA/ Policia hap zjarr ndaj makinës për vjedhjen e pelenave, vritet 1-vjeçari në krahët e nënës

Një ngjarje tragjike është regjistruar në SHBA, ku një foshnjë 1-vjeçare, Cohen Wiley, humbi jetën pasi u qëllua nga një efektiv policie gjatë një incidenti me armë zjarri në qytetin Senatobia, pranë Memfisit.

Ngjarja ndodhi më 14 qershor, pasi policia mori një telefonatë për një vjedhje të pretenduar të një pakete pelenash. Në automjet ndodheshin nëna e foshnjës, Velesia Wiley, dhe shoqja e saj, Latoya Ferrell.

Reklamë

Në pamjet e publikuara shihen efektivët duke rrethuar makinën dhe duke u kërkuar dy grave të ndalonin. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesja e automjetit tentoi të largohej, duke lëvizur në drejtim të efektivëve, çka bëri që ata të hapnin zjarr.

VIDEO- Momenti kur policia qëllon mbi makinën

Reklamë

Gjatë të shtënave, një plumb goditi për vdekje foshnjën, e cila ndodhej në krahët e nënës së saj. Sipas dokumenteve policore, efektivi Hunter Foster qëlloi brenda automjetit, duke vrarë të miturin dhe duke plagosur Ferrell.

Ken Wiley, vogëlushi i cili u qëllua për vdekje nga një oficer policie

Prokuroria: Të shtënat ishin të justifikuara

Publikimi i videos vjen pasi zyra e Prokurores së Përgjithshme të Misisipit, Lynn Fitch, njoftoi se të shtënat ishin të justifikuara.

Edhe Byroja e Hetimeve të Misisipit, e cila hetoi ngjarjen, pretendoi se drejtuesja e makinës lëvizi drejt policëve dhe për pak sa nuk goditi njërin prej tyre.

Megjithatë, avokati i të drejtave civile Ben Crump, i cili përfaqëson familjen e viktimës, publikoi rezultatet e një autopsie të pavarur. Sipas saj, nëna e foshnjës u qëllua nga ana e automjetit dhe jo nga pjesa e përparme, një detaj që ngre pikëpyetje mbi rrethanat e incidentit.

Hetimi dhe deklaratat e palëve kanë rikthyer vëmendjen te përdorimi i forcës nga policia dhe rrethanat në të cilat humbi jetën foshnja 1-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.