Plane për fëmijë të dytë? Rrëfehet në “Takohemi n’Vizion” Gigliola Haveriku
Fillimi i kopshtit për Isabelin ka qenë një moment i veçantë për këngëtaren Gigliola Haveriku, e cila e ka përjetuar me emocione ditën e parë të vajzës larg saj. E ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion”, me moderatore Fjodora Fjorën, Gigliola tregoi se e vogla është ambientuar që ditën e parë, duke e përshëndetur me një “Ciao, mami!”
Mes rrëfimeve për mëmësinë, këngëtarja foli edhe për mundësinë e një fëmije të dytë, duke pranuar se e dëshiron, por jo në një të ardhme të afërt.
Ajo u shpreh se fillimisht dëshiron që vajza të rritet edhe pak dhe të sistemojë disa angazhime personale e profesionale.
Pjesë nga intervista:
Gigliola Haveriku: Tani që vajza ka filluar dhe kopshtin, jemi kryevepër fare.
Fjodora Fjora: Tani kopshti me siguri që të ka lehtësuar dhe e ke përjetuar shumë mirë me sa kuptova unë.
Gigliola Haveriku: E vërtetë, është ambientuar që ditën e parë. Më tha: “Ciao mami…”. Nuk dija të qaja apo të qeshja?
Fjodora Fjora: A mendon për një fëmijë të dytë?
Gigliola Haveriku: Fëmijë të dytë? Po, e kam qejf. Nuk e kam në plan, le të jem e sinqertë. E mendoj një fëmijë të dytë, por ende jo tani. Po presim pak sa të rritet edhe pak vajza, të stabilizoj ca gjëra të mijat që tani janë në rrugëtim e sipër.
/vizionplus.tv




