Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ditën e djeshme, vatra e zjarrit u riaktizua në mesnatë ku flakët iu afruan edhe banesave , por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangën rrezikun.
Zjarri aktualisht ka marrë përhapje të gjerë dhe po mbahet në monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë në terrenin e vështirë kodrinor për neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë sipas informacioneve nga prefektura Fier është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.





