Tension në Parlamentin e Kosovës, konfrontim fizik mes deputetëve, opozita kërkon mbajtjen e seancës konstituive

Palamenti Kosoves është përfshirë nga tensione të forta, me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes.Debati u përshkallëzua ndersa nuk mungoi as konfrontimi fizik.Në qendër të një prej përplasjeve ishte ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila u përball me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetja e PDK-së Arjana Musliu hodhi ujë në drejtim të deputeteve të Vetvendosjes
Përplasjet janë një tjetër tregues i klimës së rënduar politike dhe mosmarrëveshjeve mes forcave politike.Ndërsa situata këtë të mërkurë ka shkuar deri në konfrontim fizik.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur Kosova vijon të jetë e përfshirë në një ngërç të thellë institucional dhe politik, ndërsa dialogu mes palëve mbetet i vështirë. Deputetët e PDK-së dhë AAK-së kërkojnë mbajtjen e menjehershme të séances konstituive të Kosovës, por kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kërkuar më shumë kohë , ndërsa nuk eshte vendosur një datë për séance ndonëse afati kushtetues ka skaduar.




