Lamine Yamal është përfshirë së fundmi në një tjetër polemikë jashtë fushës së futbollit, pasi në rrjetet sociale janë përhapur pretendime për një tradhti ndaj partneres së tij, Inés García Santos.
Thashethemet nisën pas publikimit në rrjetet sociale të disa fotove që pretendohej se tregonin sulmuesin e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle duke pushuar në Kolumbi, në shoqërinë e një vajze me bikini, gjatë një udhëtimi me jaht.
Imazhet u shpërndanë me shpejtësi në platformën X dhe shkaktuan menjëherë reagime e aludime për një tradhti të mundshme nga ana e futbollistit.
Megjithatë, pretendimet morën një tjetër drejtim pasi u konstatua se fotot që po qarkullonin në rrjet ishin të krijuara me inteligjencë artificiale.
Pra, imazhet nuk përbëjnë prova reale se Yamal ka qenë në një udhëtim të tillë apo se ka pasur një lidhje me vajzën që shfaqet në fotografi.
Pas publikimit të fotove, në rrjetet sociale qarkulluan edhe pretendime se Inés García kishte hequr Yamal nga lista e personave që ndiqte në Instagram dhe se çifti ishte ndarë.
Edhe ky informacion u kundërshtua më pas, pasi një pamje ekrani tregonte se García vazhdonte ta ndiqte futbollistin në rrjetin social.
Në të njëjtën kohë, u përhap edhe një tjetër pretendim, sipas të cilit Inés kishte folur në TikTok për një tradhti të Yamal dhe kishte deklaruar se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar. Madje, në disa postime pretendohej se futbollisti e kishte tradhtuar më shumë se një herë.
Inés García Santos nuk ka bërë deklarata publike të tilla në rrjetet e saj sociale dhe nuk rezulton të ketë dhënë ndonjë intervistë të njohur ku të ketë folur për një tradhti apo ndarje nga Yamal.
Përkundrazi, ajo ka paralajmëruar publikisht për llogari që imitojnë identitetin e saj dhe që publikojnë informacione të rreme.

Gjatë Botërorit 2026, Inés García ishte parë vazhdimisht duke mbështetur Yamal dhe kombëtaren spanjolle nga tribunat.
Ajo u shfaq në stadium duke ndjekur ndeshjet e Spanjës dhe duke mbajtur fanellën me numrin 19, të njëjtin numër që mban Yamal.
/vizionplus.tv





