Kronikë
Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ksamil, shkaktohen dëme materiale

Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se është hedhur në oborrin e një banese në Ksamil, gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:45, në banesën e një 76-vjeçari me inicialet I. A.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
“Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Reklamë
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




