E martë, 13 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18 persona

Një aksident tragjik është regjistruar në veri të Egjiptit. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, pas përplasjes së dy kamionëve që transportonin punëtorë.

Sipas një burimi mjekësor, i cili foli për AFP, shumica e viktimave ishin adoleshentë 13 dhe 14 vjeç.

Reklamë

“Shumica e të vdekurve janë adoleshentë të moshës 13 ose 14 vjeç”, tha burimi.

Sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm, viktima më e re e aksidentit ishte vetëm 10 vjeç.

Reklamë

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë