Sëmundjet reumatizmale po prekin nje numër të lartë të pacientëve në vendin tonë por shpesh ato zbulohen vonë, kjo edhe për arsye të mosnjohjes së shenjave që shoqërojnë të tilla sëmundje. Jane rreth 200 semundje te cilat prekin muskujt, kockat dhe tendinat. Mjeku reumatolog ne spitalin rajonal të Elbasanit tregon se cilat janë disa nga simptomat që nuk duhet neglizhuar dhe që shpesh nga pacientët ngatarrohen me lodhjen.
“Shenjat kryesore janë enjtjet , skuqjet e kycceve, nxehtësia locale, ngurtësimi i pashpjegueshëm mbi 30-40 minuta, lodhja e shpeshtë gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme”, tha Vinfald Çomo, mjek reumatolog.
Ekspozimi në diell apo frekuentimi i llixhave pa përcaktuar më parë llojin e sëmundjes mund të shkaktojë probleme serioze tek pacientët të cilët nuk marrin konsultë me mjek specialist përpara.
“Ekziston një mit që i nxehti, llixhat, rëra e nxehtë I bën mirë këtyre sëmundjeve por kjo nuk është e vërtetë. Sepse ka sëmundje reumatologjike sic janë ato të spektrit autoimun që gjithmonë acarohen nga i nxehti dhe nuk duhet që pacientët të ekspozohen në të nxehtë”, shtoi mjeku.
Ajo që vihet re me shqetësim nga specialistët lidhet me uljen e moshës së personave të cilët po preken nga sëmundjet reumatologjike.
“Grupmosha e sëmundjeve autoimmune që janë sëmundje gjenetike të indit lidhor janë kryesisht moshat e reja, fillojnë që në fëmijërinë e hershme. Pra kemi artritet juvenile që fillojnë në moshën 2-3 vjecc, ndërkohë që patologjitë degjenerative janë ato që ndodhin në moshën e tretë”, tha mjeku.
Mjeku thotë se nisur nga eksperienca mjeksore numri më i lartë i pacientëve që diagnostikohen më një sëmundje reumatologjike kryesisht autoimmune në qarkun e Elbasanit është në Librazhd dhe në qytetet veriore të vendit.
“Ndodh edhe në veriun e vendit që janë shumë të përhapura sëmundjet autoimmune, të paktën kjo më ka rezultuar mua nga eksperienca ime në qsut, që shumica vinin nga Veriu dhe jo vetëm nga Shqipëria e Mesme”, shtoi mjeku.
Si për çdo sëmundje tjetër edhe për ato reumatologjikë , aktiviteti sportive dhe dieta e pasur ushqimore sidomos me antioksidantë janë thelbësorë për të pasur një shëndet të mirë.





