Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do bëjmë gjithçka...

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton piloti (VIDEO)

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne, do ta...

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e një marrëveshjeje...

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Rusia me ligj të ri, burg për personat që...

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2 mln euro

Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse, ne do...

Onkologjia shkon më pranë pacientit, rikualifikohet njësia e re e kimioterapisë në Korçë

12 Gusht 13:18

Shërbimi onkologjik po afrohet gjithnjë e më shumë me pacientët. Në Spitalin Rajonal të Korçës është rikualifikuar njësia e kimioterapisë ditore, e rikonstruktuar dhe e pajisur sipas standardeve bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

Rreth 300 pacientë të qarkut të Korçës që marrin trajtim kimioterapeutik do të mund ta kryejnë atë pranë vendbanimit të tyre.

Gjatë vizitës në njësinë e re, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se decentralizimi i shërbimeve onkologjike është një nga drejtimet kryesore të transformimit të kujdesit ndaj pacientëve me kancer.

“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, tha Sala.

Njësia e re është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe shoqatës amerikane Albania Fighting Cancer, duke mundësuar rikonstruksionin dhe krijimin e një mjedisi bashkëkohor për administrimin e trajtimeve kimioterapeutike.

Korça është pjesë e një transformimi më të gjerë të shërbimeve onkologjike në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po vijon modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, me synim që pacientët të marrin trajtim cilësor sa më pranë vendbanimit dhe që shërbimet të funksionojnë me standarde të njëjta në të gjithë territorin.

Kjo qasje do të mbështetet edhe nga Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve, të cilët do të krijojnë një model të integruar të kujdesit onkologjik, duke lidhur shërbimet rajonale me qendrën universitare dhe duke garantuar koordinim më të mirë të diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes së pacientëve.

“Ne po ndërtojmë një sistem ku nuk ka rëndësi nëse pacienti jeton në Korçë, Shkodër, Vlorë apo Tiranë. Standardi i kujdesit duhet të jetë i njëjtë. Instituti Kombëtar i Tumoreve dhe Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë do të na mundësojnë pikërisht këtë: një sistem të integruar, ku ekspertiza, protokollet dhe teknologjia lidhen me njëra-tjetrën dhe ku pacienti është në qendër të çdo vendimmarrjeje.”, tha ministrja.

Përveç kimioterapisë, Spitali Rajonal i Korçës po fuqizon edhe kapacitetet diagnostikuese. Shërbimi i radiologjisë është pajisur me teknologji moderne, ndërsa së shpejti do të instalohet edhe sistemi RIS/PACS, i cili do të mundësojë menaxhim dhe akses më efikas të informacionit radiologjik dhe do të krijojë mundësi për një diagnostikim më të shpejtë dhe më të koordinuar.

Investimet në Korçë dhe në pikat e tjera rajonale janë pjesë e një vizioni më të gjerë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: nga një kujdes onkologjik i përqendruar, drejt një rrjeti kombëtar të integruar, ku infrastruktura, teknologjia, ekspertiza dhe protokollet e trajtimit bashkohen për t’i ofruar pacientit më shumë siguri, më shumë cilësi dhe më shumë mundësi për ta marrë kujdesin pranë shtëpisë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Korçë Onkologjiku

Nga e njëjta kategori

Zbulohet një lokal në Potam ku shitej drogë, arrestohet pronari dhe banakieri

më shumë...

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do bëjmë gjithçka për të kundërshtuar ndarjen territoriale

më shumë...

Pas vitesh të vështira, kjo shenjë horoskopi bën rikthimin e fuqishëm këtë muaj

më shumë...

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton piloti (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:59

Zbulohet një lokal në Potam ku shitej...

2:56

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do...

2:52

Pas vitesh të vështira, kjo shenjë horoskopi...

2:47

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton...

Foto ilustruese
2:27

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Kosovës 50-vjeçari i...

2:14

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne,...

2:04

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, reagon presidentja...

1:40

Tension në Parlamentin e Kosovës, konfrontim fizik...

1:18

Onkologjia shkon më pranë pacientit, rikualifikohet njësia...

1:14

Riaktivizohet në mesnatë vatra e zjarrit në...

1:02

U hodh nga shkëmbi në det, dëmtohet...

12:57

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e...

12:32

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët...

12:04

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër,...

11:59

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten...

11:50

U përplas dje nga autobusi në aksin...

11:42

“Mos na merrni ujin!” Banorët e Burimasit...

11:26

Rusia me ligj të ri, burg për...

11:20

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2...

10:59

Zjarri përpin banesën në Libohovë të Gjirokastrës,...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.