E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Policia do vijojë të mbrojë jetën”, Hita flet për përdorimin e plumbave të gomës në protestë: Mjete të certifikuara

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u ka bërë thirrje prindërve dhe familjarëve që të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në protesta, duke deklaruar se ata nuk duhet të përdoren si mburojë nga persona të dhunshëm.

Në një deklaratë për mediat, Hita theksoi se policia do të vijojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Reklamë

I pyetur nëse kishte dhënë urdhër për përdorimin e plumbave të gomës dhe përse policia kaloi te përdorimi i tyre, Hita u përgjigj se janë përdorur vetëm mjete dhe pajisje policore të lejuara, në mënyrë të kufizuar. Sipas tij, bëhet fjalë për mjete të certifikuara për këtë qëllim, të cilat përdoren edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

 “U bëj thirrje prindërve dhe familjarëve që të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në protesta. Nuk duhet të përdoren si mburojë nga persona të dhunshëm. Policia do të vijojë të zbatojë ligjin, të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Policia ka përdorur gjithmonë mjetet dhe pajisjet policore të lejuara. Të gjitha mjetet që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar. Nga ana jonë përdoren vetëm mjetet e përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor mjete të certifikuara për këtë qëllim”, deklaroi Hita.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.