E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

 “Policia e Shtetit ka qenë shumë paqësore”, Hita: Ju nuk e kuptoni si ndihen kur hidhet lum gurësh mbi ta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se efektivët kanë vepruar në mënyrë paqësore gjatë protestave në Tiranë, pavarësisht përplasjeve dhe hedhjes së gurëve e pllakave të trotuarit në drejtim të tyre.

Hita u shpreh se shumë punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar gjatë protestave, ndërsa solli në vëmendje edhe rastin e një dite më parë, kur, sipas tij, efektivët u mirëpritën dhe u bënë njësh me protestuesit.

Reklamë

 “Policia e Shtetit ka qenë shumë paqësore në të gjitha rastet. Ju nuk e kuptoni se si ndihen ata punonjës policie kur hidhet ai lumë gurësh dhe pllakash trotuari. Punonjësit e policisë janë shumë të dëmtuar. Edhe rasti i djeshëm, ku punonjësit e policisë u mirëpritën dhe u bënë njësh me protestuesit… Gjithmonë policia është në mënyrë paqësore për të kryer detyrën”, tha Hita.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.