Kryeredaktori lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj e ka cilësuar takimin e sotëm të kryeminsitrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të detyruar.
Sipas tij një bashki e madhe siç është Tirana me kryetarin në burg, nuk mund të funksionojë njëlloj me një kryetar të emëruar apo të deleguar.
Zili tha se Rama ishte i detyruar që të bënte një akt të tillë politik për të angazhuar të gjithë administratën e Bashkisë së Tiranës, që të mos çedojë asnjë në punët e përditshme të kryeqytetit.
Pjesë nga biseda:
Zili: Kryeministri ndodhet përballë një realiteti të ri, kryetari i Bashkisë më të madhe në vend ndodhet në burg, Tirana ka numrin më të madh të mandateve. Në momentin që ke në burg kryetarin e Bashkisë, lënia e tij në burg mund të krijojë pasoja në administrimin e kryetqytetit, dhe kjo nuk është shaka. Zoti Veliaj kur mori mandiatin e Tiranës apo dhe kryeministri, e morën për një vizion politik si qeveriset Shqipëria apo Tirana. Sot Rama bëri një akt të qartë politik për të angazhuar të gjithë administratën për të qenë në punë që të mos çedojë asgjë.
Borakaj: Pse duhet të merrte rolin e pushtetit lokal?
Zili: Nëse zoti Rama do të krijonte distancë me qytetin e Tiranës, një i emëruar do të ndërtonte vizionin politik me të cilin u mandatua zoti Veliaj. Nuk ka mandat zonja Ristani. Ndaj them që është i detyruar zoti rama të bëjë këtë lëvizje.





