E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Një tërmet i fuqishëm goditi sot jugun e Perusë, duke shkaktuar panik te banorët.

Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit.

Reklamë

Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), tërmeti ishte me magnitudë 7.2. Thellësia e vatrës sizmike u vlerësua në rreth 108 kilometra.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Lima

Reklamë

Tërmeti u ndje fuqishëm edhe në kryeqytetin Lima, si dhe në rajonet Arequipa, Ica dhe Abancay.

Kreu i IGP-së, Hernando Tavera, deklaroi për mediat peruane se thellësia e madhe e tërmetit bëri që lëkundjet të ndiheshin në një zonë të gjerë.

Sipas tij, banorë të shumtë dolën në rrugë të alarmuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka të dhëna për viktima, të plagosur apo shembje ndërtesash.

Kamerat e sigurisë të një shkolle kanë regjistruar momentin kur nxënësit, të alarmuar nga lëkundjet, u larguan me nxitim nga klasat për të gjetur një vend më të sigurt.

Pse Peruja përjeton shpesh tërmete të fuqishme?

Peruja ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike në botë, pjesë e të ashtuquajturit “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit.

Aktiviteti i lartë sizmik lidhet me përplasjen e pllakës së Nazkës me pllakën e Amerikës së Jugut. Pllaka e Nazkës zhytet nën pllakën më të lehtë të Amerikës së Jugut me një shpejtësi prej rreth 55-60 milimetra në vit.

Kjo lëvizje tektonike krijon tensione të mëdha në nëntokë, duke shkaktuar tërmete të fuqishme, hendeqe të thella oqeanike dhe aktivitet vullkanik përgjatë vargmalit të Andeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë