Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së...

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë:...

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë,...

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama i përgjigjet...

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët më të...

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në Moskë, Rusia...

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3...

“Privatizimi i “Partizanit” nuk ishte më në kompetencën e Presidentit”, Bamir Topi në GJKKO: Nuk kam pirë asnjë kafe me Malltezin

20 Korrik 11:58

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në procesin për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Gjatë dëshmisë së tij, Topi u shpreh se nuk ka pasur kontakte personale me Malltezin, duke deklaruar se nuk është ulur asnjëherë me të për të pirë kafe. Ai tha se njeh disa prej personave të përmendur në proces për shkak të funksioneve të tyre apo njohjeve familjare, por jo për lidhje të drejtpërdrejta me çështjen.

“Nuk jemi ulur qoftë për të pirë asnjë kafe me Jamarbër Malltezi. Me z. Begeja kemi banuar në lagjen e vjetër me distancë 400-500 metër. E njoh si pjesëtar të një familjeje të madhe në Tiranë. Z. Bektashi e njoh si një politikan të dikurshëm, si një ish-ministër, po nuk na lë memoria. Andia Pustinën nuk e njoh. Ndoshta ngatërrohem për z. Bektashi, por kam përshtypjen se ka qenë ministër gjatë qeverisë “Meksi”“, tha Bamir Topi.

Duke folur për periudhën kur ka mbajtur detyrën e Presidentit të Republikës, nga viti 2007 deri në vitin 2012, Topi tha se si kreu i shtetit ishte edhe komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe se procesi i planit të përhapjes së ushtrisë ishte një procedurë teknike që përgatitej nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes.

“Procesi i privatizimit të ish-Klubit Sportiv Partizani deri në momentin e daljes nga plani i përhapjes vinte te Presidenti. Në momentin që dilte prej tij, nuk ishte më përgjegjësi e Presidentit”, dëshmoi Topi.

Sipas tij, dokumentacioni që lidhej me planin e përhapjes vinte në Presidencë vetëm për përmbyllje juridike. Topi deklaroi se privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani” ishte në kompetencë të institucioneve qeveritare pasi prona kishte dalë nga plani i përhapjes.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të SPAK, ish-presidenti tha se nuk kishte dijeni nëse sektori antikorrupsion në Kryeministri ishte angazhuar për çështjen “Partizani”. Ai gjithashtu pohoi se nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga Vladimir Qiriazi për ndonjë problematikë, përveç një takimi dhe konsultimi që kishte pasur.

Topi u pyet edhe për shkarkimin e gjeneralëve, duke deklaruar se nuk e kujton procedurën e saktë, por sipas tij propozimet vinin nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Procesi për dosjen “Partizani” vijon në GJKKO, ku po dëgjohen dëshmitarët e thirrur në gjykimin në themel.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bamir Topi Deshmon dosja partizani

Nga e njëjta kategori

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financës së Postës: Ajo dhe fëmijët kanë makina luksi, apartamente në Durrës e Tiranë

më shumë...

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mbylljen e hetimeve ndaj punonjësve të 313-ës

më shumë...

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita: Rinasi po menaxhon me sukses fluksin e sezonit

më shumë...

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet se ishte një kërcënim për Fadil Ballën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

11:01

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë...

10:42

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk...

10:32

Kultivoi 175 bimë kanabisi mes kanioneve, arrestohet...

10:21

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama...

10:09

Paketa e Maleve, Rama: Anulimin e kërkojnë...

9:27

Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës...

9:18

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët...

9:03

Dalin nga spitali tre të plagosurit e...

8:53

U kap me tritol dhe granata në...

8:33

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në...

8:29

Rama publikon pamjet nga Lungomare 4: Punimet...

8:13

Horoskopi i së martës: Paratë buzëqeshin për...

8:08

Moti sot: Rikthehen reshjet në disa zona...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin d...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • “Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.