E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot: Rikthehen reshjet në disa zona të vendit, por temperaturat vijojnë të mbeten të larta

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e martë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në jug, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura. Në veri dhe qendër priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zona të izoluara mund të zhvillohen shtrëngata afatshkurtra.

Reklamë

Era do të fryjë nga veriperëndimi në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdetin veriperëndimor herë pas here do të arrijë deri në 14 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat maksimale dhe minimale në qytetet kryesore:

Reklamë

* Shkodër: 23°C / 37°C
* Kukës: 20°C / 36°C
* Lezhë: 21°C / 35°C
* Dibër: 19°C / 35°C
* Durrës: 21°C / 33°C
* Tiranë: 25°C / 39°C
* Elbasan: 24°C / 40°C
* Berat: 20°C / 40°C
* Vlorë: 23°C / 38°C
* Korçë: 18°C / 36°C
* Gjirokastër: 17°C / 40°C
* Sarandë: 23°C / 38°C

Temperaturat më të larta të ditës pritet të regjistrohen në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ku termometri do të arrijë deri në 40°C.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë