E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në rezervuarin e Zhejës, dyshohet se i përket një shtetasi francez

Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë të Njësisë Administrative Mamurras, në Kurbin.

Nga veprimet paraprake të grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç.

Reklamë

Sipas të dhënave paraprake, 61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.