E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama publikon pamjet nga Lungomare 4: Punimet në Plazhin e Vjetër të Vlorës drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga projekti Lungomare 4, në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, duke bërë të ditur se punimet po i afrohen fundit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Projekti Lungomare 4 është pjesë e investimeve për zgjerimin dhe sistemimin e vijës bregdetare të Vlorës, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën, hapësirat publike dhe ofertën turistike të qytetit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë