Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmeve phishing në aplikacionin WhatsApp, ku qytetarët po përballen me mesazhe dhe linqe mashtruese që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive të tyre.
Sipas AKSK-së, sulmuesit dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi, ose i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave personale.
Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këto masa sigurie:
⚠️ KUJDES NGA SULMET PHISHING NË WHATSAPP ⚠️
Po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese në WhatsApp, të cilat synojnë të marrin kontrollin e llogarisë suaj duke ju kërkuar kode verifikimi ose duke ju drejtuar në faqe të rreme autorizimi.
🔒 Mos klikoni në linqe të dyshimta
🔒 Mos ndani asnjë kod verifikimi, edhe nëse mesazhi duket zyrtar
🔒 Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (Settings → Linked Devices)
🔒 Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA)






