Ambasadori i OSBE-, Bernd Borchardt ka zhvilluar këtë të martë një takim me kryebashkiaken në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Informacionet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth dy orë dhe çështja kryesore e bisedës ka qenë dorëzimi i detyrës nga ana e Ademit.

 

Ndërkohë gjatë një prononcimi për mediat Borchardt është shprehur se është diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe situatën politike në vend, në një kohë kur PD-ja ka njohur dekretin e presidentit Meta dhe kërkon zgjedhje në 13 tetor, edhe pse vetë nuk është regjistruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *