Këngëtarja e njohur Enca, zakonisht parapëlqen të ndajë me ndjekësit e saj si momentet e bukura ashtu edhe momentet e këqija. Pikërisht një të tillë ajo e ka treguar vetëm pak minuta më parë nëpërmjet llogarisë së saj në Snapchat.

 

 

 

Enca ka treguar se si pasojë e një incidenti ditën e djeshme, ajo ka rrëshqitur dhe është rrëzuar aq keq sa për pak ka rrezikuar të thyjë edhe shtyllën kurrizore. Këngëtarja ka rrëfyer se nga kjo gjë e tmerrshme e ka shpëtuar vetëm përmasa e kolme e vitheve të saj sepse i kanë krijuar një bazament të fortë kur ka rënë. “Mbrëmjen e djeshme rash nga një lartësi, por rash me vithe fatmirësisht dhe të mos ishte për përmasën e tyre unë do të kisha thyer shtyllën kurrizore” – është shprehur Enca.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *