Subscribe

Policia e Shtetit goditi nje grup, i cili kishte arritur të vidhte 5 kamionçina në Tiranë, të cilat më pas çmontoheshin në një servis në Dibër. Në pranga ranë 44 vjecari Ferit Dauti dënuar më parë për vjedhje dy djemtë e tij Mehmet dhe Ervis Dauti, si dhe një 49 vjeçar Hasan Elezaj nga Tirana, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje.

 

Në një dalje për mediat, drejtori për krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, tha se u shpall në kërkim dhe një person tjetër i cili ndihmonte të arrestuarit ne realizimin e vjedhjeve.

 

Ndërkohë në Tiranë, policia prangosi tre kosovarë, të cilëve iu gjetën 4 kilogramë hashash. Sipas bluve, ata po e dërgonin drogën me autobus drejt Kosovës. Në Përmet, u arrestua Veiz Pipa në banesën e të cilit u gjetën 30 kilogramë kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *