E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte humbur skedinat, “kyç” gojën para hetuesve

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se autori i dyshuar është identifikuar si Amarild Xhamaqi, 32 vjeç, një emër i njohur për Policinë, i skeduar më herët për konflikte të ndryshme.

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur pasi 32-vjeçari ishte irrituar për shkak të humbjes së disa skedinave sportive. Teksa lëvizte me automjetin e tij në zonën e Ali Demit, ai dyshohet se ka hapur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Pas marrjes së njoftimit dhe kryerjes së veprimeve operative, Policia ka bërë të mundur lokalizimin e të riut dhe arrestimin e tij në flagrancë, ndërsa ai po qarkullonte me automjet në të njëjtën zonë.

Reklamë

Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha veprimeve të kryera nga i arrestuari./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë