E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Arratiset nga burgu i Kordhialos 48-vjeçari shqiptar, policia greke në alarm

Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e një të burgosuri që u arratis mëngjesin e së martës nga burgu i sigurisë së lartë në Kordhialo.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim prej shtatë vjetësh e gjashtë muajsh për posedim, shitje dhe transport të lëndëve narkotike, si dhe për shkelje të legjislacionit për armët. Ai ishte parashikuar të lirohej në korrik të vitit 2031.

Reklamë

Arratisja ka vënë në alarm policinë greke, e cila ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa po hetohen edhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, 48-vjeçari ka përfituar nga një moment neglizhence dhe ka arritur të largohet me vrap në kohën kur punonjësit e burgut dyshohet se kishin hapur një derë për të nxjerrë mbeturinat nga magazina.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar se si i dënuari arriti të kapërcejë masat e sigurisë dhe nëse ka pasur përgjegjësi nga personeli i burgut. Ndërkohë, forcat e policisë po zhvillojnë kontrolle në zona të ndryshme për kapjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë