Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Muscatine, ku një 52-vjeçar dyshohet se vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij përpara se t’i jepte fund jetës.
Sipas autoriteteve lokale, autori i dyshuar, Ryan Willis McFarland, kreu një seri të shtënash me armë zjarri mesditën e së hënës. Hetuesit besojnë se ngjarja lidhet me një konflikt familjar, megjithëse motivet e sakta mbeten ende të paqarta.
Policia u njoftua për të shtëna pak pas mesditës dhe, pas mbërritjes në vendngjarje, gjeti katër persona të pajetë brenda një banese. Autori ishte larguar para mbërritjes së efektivëve, por u identifikua shpejt nga autoritetet.
Pak më vonë, ai u lokalizua pranë një shëtitoreje buzë lumit në qytet. Sipas policisë, gjatë komunikimit me efektivët, 52-vjeçari kreu vetëvrasje.
🇺🇸 | URGENTE: Siete personas, incluido el presunto autor de los disparos, murieron en un tiroteo en Muscatine, Iowa. La policía cree que las víctimas eran miembros de la misma familia. pic.twitter.com/LCPURAsvi9
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) June 2, 2026
Gjatë hetimeve u zbulua se kishte edhe viktima të tjera. Autoritetet gjetën më pas dy burra të tjerë të vrarë, njëri në një banesë aty pranë dhe tjetri në një biznes lokal, të cilët dyshohet se u qëlluan nga i njëjti autor.
Shefi i policisë bëri të ditur se të gjitha viktimat besohet se ishin të afërm të autorit. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike, ndërsa mediat lokale raportojnë se mes viktimave ndodheshin edhe të paktën dy fëmijë.
Sipas mediave amerikane, 52-vjeçari kishte pasur më herët probleme me drejtësinë dhe ishte njohur nga autoritetet për çështje penale.
/vizionplus.tv





