E diel, 25 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe emocione të forta! Ndiqeni LIVE në Vizion Plus

Nis nata e njëzetë e Ferma VIP 3 në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, Ferma VIP 3 është tashmë spektakli më i ndjekur në të gjitha trevat shqipfolëse.

Reklamë

Zhaku, Iliri apo Sara, kush do të ndërpresë sonte rrugëtimin në Ferma VIP. Tri emra që kanë prodhuar histori, debate, aleanca dhe përplasje përgjatë javëve të fundit, por vetëm publiku do të vendosë se kush meriton të vazhdojë të qëndrojë në fermë.

Kush do të hedhë një hap më pranë finales së madhe?

Reklamë

Nga ana tjetër, nuk do të mungojnë as surprizat që rikujtojnë se përtej lojës, fermërët po jetojnë një eksperiencë që i vë shpesh përballë emocioneve të forta.

Debate dhe diskutime pritet të analizohen në spektaklin e sotëm, të moderuar nga Arbana Osmani, me opinionistët Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.

Mbrëmja e sotme premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në linkun e YouTube.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë