E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 sekonda më parë
Video · Politikë

“Bëra dush pas 20 ditësh, flija në stacion treni”, Saimir Korreshi rrëfen periudhën e vështirë në Itali

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka rrëfyer një tjetër moment të vështirë nga periudha kur u largua drejt Italisë për të ndjekur studimet me bursë.

I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës, ai tregoi se 20 ditët e para i kaloi duke fjetur në stacionin e trenit, pasi nuk kishte para të mjaftueshme për të siguruar një vend ku të qëndronte.

Reklamë

Korreshi rrëfeu edhe ndihmën që mori nga një punonjës i stacionit, i cili e ndihmoi gjatë asaj periudhe të vështirë.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Saimir Korreshi: Njëzet ditët e para kam fjetur në stacion të trenit, por janë harruar.

Fjodora Fjora: Ke fjetur njëzet ditë në stacion të trenit duke shkuar me bursë në Itali?

Saimir Korreshi: Po, sepse ku do veja, lekët ishin të pamjaftueshme. Ishte ideja se unë isha e papërgatitur dhe nuk e dija.

Fjodora Fjora: A ishte frikë, a kanë qenë ditë të vështira?

Saimir Korreshi: Frikë nuk kisha. Domethënë ishte një lloj miksimi… ndonjëherë të shtynte ajo se ku do kthehesh. Kam bërë dush pas njëzet ditësh. Mu gjet një pastrues i stacionit të trenit, i cili më ka ndihmuar gjithë kohës. Më pyeti: “Çfarë ke me këto valixhet?” I thashë se kam ardhur për studime dhe është habitur. Më ka ndihmuar ato njëzet ditë që ai më jepte turnet e veta ku unë ndërrohesha me ndonjë rrobë. Domethënë njëzet ditët e para kanë qenë të tmerrshme.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.