E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 20 minuta më parë
Politikë

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë projektet, Rama: Koha për transformim

Këtë të martë, më 2 qershor, po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku pesë skuadra finaliste do të prezantojnë përpara jurisë projekt-idetë e tyre arkitekturore për transformimin e një prej objekteve më të rëndësishme publike në vend. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se konkursi për Pallatin e Kongreseve është pjesë e një serie projektesh të zhvilluara përmes konkurseve ndërkombëtare, të cilat synojnë rigjallërimin e pronave publike dhe krijimin e vlerës së shtuar për shtetin dhe qytetarët.

Reklamë

“Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs, jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse duke u përgatitur, të standardeve më të larta ndërkombëtare. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 në proces, 3 masterplane dhe 20 objekte publike për zhvillim”, deklaroi ai.

Kryeministri u ndal veçanërisht te rëndësia e rikualifikimit të Pallatit të Kongreseve, duke nënvizuar se ndërtesa ka nevojë për ndërhyrje të thella për t’iu përgjigjur kërkesave bashkëkohore, por pa humbur identitetin e saj.

Reklamë

“Pallati i Kongreseve ka probleme serioze për t’u adresuar. Është nevoja për transformim duke ruajtur identitetin e tij. Qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, hapësirave dhe strukturës, si një objekt i riorganizuar cilësisht, por edhe që kjo godinë dhe e gjithë zona përreth të bëhen një destinacion tjetër i Tiranës”, u shpreh Rama.

Në garë për projektin e rikualifikimit të Pallatit të Kongreseve janë pesë skuadra

Team 1

ARCHI-TECTONICS” + “Edil AL-IT” sh.p.k + “Edil-AL” + “PNI- 2001” sh.p.k”

+ “ing. Lindita Pelivani”

Team 2

“Herzog &de Meuron Basel Ltd” dhe Julian Beqiri + “Marsela Demaj”

+ “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti” + “SUEB INDUSTRIES sh.p.k.”

+ “The Space Factory Ltd” + “KLAR” sh.p.k

Team 3

“MVRDV B.V” + “AEI Progetti Srl” + “IRI sh.p.k” + “Jason Bruges Studio Ltd ”

+ “Charcoalblue International Ltd” + “Arup Engineering Trading as Ove Arup

& Partners Ireland Ltd”+ “Bami Holding”sh.p.k.

Team 4

“Perrault Architecture SASU” + “Ark.Pierre Antoine Gatier” + Tharm

Architecture + “Altitude 35” + “Ove Arup & Partners Ireland Ltd”+“Huesco

Records”+ “Concord Investment sh.p.k.” + “Gruppo Koni sh.p.k” + “Ark.Olsi

Plasa” + “Alda Yzeiraj”

Team 5

“Studio GANG” + “Gener 2” sh.p.k +“AD-STAR shpk” + “Digi Print”

+ “Besart Papa” + “Rudina Papavasili”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë