Kronikë
Kaos në Tiranë, protesta kthehet në “luftë”, sulm me fishekzjarre e molotov mbi policinë

Në asnjë rrugë rreth qendrës së Tiranës nuk ka më qetësi. Ka përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve, që të krijojnë idenë e një skene lufte.
Protesta e sotme ka qenë mjaft e dhunshme, me protestuesit që prej orësh tashmë nuk kanë ndalur sulmet me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.
Reklamë
Pas rënies së errësirës, sulmi është bërë edhe më i furishëm, si në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në afërsi të Bulevardit.
Nga ana tjetër, policia ka hedhur vazhdimisht ujë dhe gaz lotsjellës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




