E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 22 minuta më parë
Kronikë

Zjarr dhe tym pranë parlamentit, kaos në qendër të Tiranës

Ka një situatë kaotike pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Në një lidhje me edicionin maratonë të lajmeve, të moderuar nga Roland Zili në Vizion Plus, gazetari Esido Barkaj ka raportuar për një situatë të rënduar pranë qendrës së Tiranës.

Reklamë

Nga pamjet dukej një breshëri fishekzjarrësh, e përzier me molotovë dhe mjete të tjera piroteknike, në zonën mes “Ushtarit të Panjohur” dhe Parlamentit, ku tymi dhe zjarri kanë mbuluar zonën.

Ka pasur një tentativë nga ana e protestuesve për t’iu afruar zonës së zjarrit, ndërkohë që ata kanë hasur në një bllokadë të krijuar nga forcat e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.