E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 55 sekonda më parë
Lifestyle

Ronaldihno drejt rikthimit në futboll pas 11 vitesh

Një rikthim i bujshëm mund të bëhet realitet në futbollin italian. Ronaldinho, një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit, raportohet se është pranë debutimit me Ravenna-n, skuadrën që garon në Serinë C.

Sipas mediave italiane, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit mund të zbresë në fushë më 15 nëntor, në përballjen kundër Forli-t, e planifikuar të luhet në orën 17:30 në stadiumin “Bruno Benelli”.

Reklamë

Braziliani 46-vjeçar është bërë pjesë e projektit të Ravenna-s gjatë verës dhe është regjistruar si futbollist i klubit. Objektivi i tij është të luajë të paktën një ndeshje zyrtare, ndërsa synon edhe të arrijë kuotën e 300 golave në karrierë.

Megjithatë, gjithçka mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar. Ronaldinho po ndjek një program individual stërvitor dhe vendimi për aktivizimin e tij do të varet nga gjendja fizike.

Reklamë

Ish-fituesi i Topit të Artë e mbylli karrierën profesioniste në vitin 2015, pas aventurës me Fluminense-n. Gjatë viteve të tij më të mira, ai magjepsi tifozët me fanellat e Barcelonës, Milanit dhe Paris Saint-Germain.

Nëse debutimi realizohet, rikthimi i Ronaldinhos do të ishte një ngjarje e veçantë për tifozët, të cilët do të kishin mundësinë të shihnin sërish në fushë një prej futbollistëve më spektakolarë të brezit të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.