Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgjithshëm...

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë...

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama pret në...

Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon...

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë euro në...

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares së verbër...

Rusia bombardon Ukrainën për të gjashtën natë radhazi, të...

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i viktimave, vijojnë...

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38 kg për...

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët e dy grupeve kriminale

1 Qershor 19:54

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale (shqiptarë e të huaj) që kanë transportuar mbi 650 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë gjatë vitit 2023-prill 2024.

Për 19 prej tyre u vendos dënimi me 104 vite burg gjithsej, teksa 4 prej anëtarëve u shpallën të pafajshëm.

Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave  6 000-8 000 euro.

Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Endri Seiti, Luan Tafalla, Endrit Ismailaj, Arnold Shpata, Altin Hasani, Edmond Braha, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arba Hysenllari, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Orkid Pijaneci, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Atalanta Zeqiraj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 43, datë 01.06.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endri Seiti për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim përfitimi, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 298 paragrafi 2, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. 1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endri Seiti, për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. 1.2. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Endri Seiti për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 28/4 dhe 186/1 i Kodit Penal për shkak se ndjekja penale nuk duhet të vazhdojë për këtë vepër penale. 1.3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endri Seiti për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 244/2 e 25 të Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. 1.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Endri Seiti dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 1.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endri Seiti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim. 1.6. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Endri Seiti në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”. 

 

 

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
dënime GJKKO Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgjithshëm Eldi Hoxha!

më shumë...

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë amerikane

më shumë...

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama pret në zyrë boksierin Nelson Hysa

më shumë...

U tall me përkthyesen e gjuhës së shenjave, aktori Mel Gibson “kryqëzohet” nga fansat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:16

“Më goditën me tavëll qelqi në kokë...

1:58

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari...

1:38

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari...

1:31

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama...

1:29

U tall me përkthyesen e gjuhës së...

1:23

Vrau tre persona në Mal të Zi,...

12:49

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë...

12:31

“Sekreti” me gjethe dafine dhe sodë buke...

12:23

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

12:20

Durrës/ Zbardhen 8 vjedhje, arrestohet njëri prej...

12:19

“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”,...

12:12

Si të forcojmë zemrën, kockat dhe trurin,...

12:04

Disa këshilla, si mund ta përgatisim në...

11:58

Zjarr i përmasave të mëdha në Udënisht...

11:57

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares...

11:49

Rusia bombardon Ukrainën për të gjashtën natë...

11:48

Gruri mbetet stok në magazina, fermerët në...

11:44

Durrësi mirëpret festivalin folklorik, grupe nga disa...

11:40

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i...

11:36

Tetë muaj pas vrasjes së prindërve, martohet...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.