Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Disa këshilla, si mund ta përgatisim në shtëpi kefirin, pijen “magjike” për organizmin

1 Shtator 12:04

Kefiri mund të përdoret në shumë mënyra, ashtu siç përdoret qumështi dhe kosi. Mund të konsumohet si pije, si lëng në smoothie me fruta të ndryshme, mund ta përzieni me mjaltë dhe ta konsumoni me drithëra apo tërshërë. Kefiri gjithashtu mund të përdoret në gatime si supa, salca dhe sallata, por duke pasur parasysh që nxehtësia mund të ulë ndjeshëm përqendrimin probiotik.

SI MUND TË PËRGATISIM KEFIRIN

Kefiri mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi. Ju mund të bëni kefir me qumësht, por edhe kefir me ujë. Kefiri i qumështit përgatitet me 2 lugë të vogla kokrra kefiri, gjysmë litër qumësht në temperaturë ambienti (qumështin mund ta zgjidhni sipas dëshirës, shtazor ose bimor), në një kavanoz. Kokrrat e kefirit i vendosim në kavanoz dhe derdhim gradualisht qumështin: mbylleni enën, por jo me kapak hermetik, sepse duhet të ajroset – një copë e pambuktë do të ishte ideale. Vendoseni në një vend në temperaturë dhome. Duhet lënë të fermentohet 24 orë (kjo varet nga temperatura e ambientit ku do ta mbani). Është kohë e mjaftueshme që qumështi të koagulohet. Filtrojeni kefirin në një sitë plastike, në mënyrë që të ndani kokrrat nga qumështi i thartuar. Mund ta konservoni në frigorifer për jo më shumë se një javë. Kokrrat e kefirit mund të përdoren vazhdimisht, duke i hedhur sërish në qumësht ose ujë. Nëse nuk dëshironi t’i përdorni për një periudhë të caktuar, mund t’i mbani në një qese me vakum në ngrirje. Nëse dëshironi t’i përdorni përsëri, vendosini në qumësht për 24 orë, shpëlajini me ujë dhe vazhdoni me përgatitjen e zakonshme të kefirit. Kokrrat do të shumohen për aq kohë sa mbahen në qumësht të freskët dhe në temperaturën e duhur.

Kefiri i ujit përgatitet duke përdorur 4 lugë kokrra kefiri, 1 litër ujë natyral, 30 g sheqer të papërpunuar, 2 feta limoni, një shkop kanellë ose vanilje dhe një kavanoz qelqi. Tretni sheqerin në ujë, shtoni kokrrat e kefirit, shkopin e kanellës dhe fetat e limonit. Vendosni mbi kavanoz një cope të pambuktë dhe lëreni në temperature dhome për 24 orë. Filtrojeni dhe përdorni përsëri kokrrat e kefirit pasi i keni shpëlarë.

Ekspozimi ndaj metaleve mund të dobësojë kokrrat e kefirit, kështu që duhet të shmangni enët metalike. Mund të përdorni enë qelqi, plastike ose druri. Temperaturat e larta shkaktojnë prishjen e kefirit.

Mbajeni kavanozin larg nga rrezet direkte të diellit.

Për të ngadalësuar procesin e fermentimit vendoseni në frigorifer, te pjesa e freskët.

Kokrrat e mbështjella në qese mund të mbahen në ngrirje për t’u ripërdorur më vonë.

Duhet të tundni kavanozin nëse fillon të ndahet në shtresa gjatë fermentimit.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
kefir Pergatitje shtepi

Nga e njëjta kategori

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane ndaj Iranit

më shumë...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr. 3, shoqërohen disa qytetarë

më shumë...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat

më shumë...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.