E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident pranë Spitalit Memorial të Fierit, tre të plagosur, shoferi në gjendje të rëndë (Emri)

Një aksident automobilistik është shënuar këtë të hënë në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial të Fierit.

Një automjet tip “ Volswagen” pasi ka humbur kontrollin , ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i mjetit i identifikuar si Indrit Shyti dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur.

Reklamë

Të tre janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa drejtusi i dëmtuar më rëndë ndodhet në sallë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e kolonës së automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit.

Reklamë

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë