E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot, kushte atmosferike të qëndrueshme në vend, temperatura deri në 30°C

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona.

Në veri dhe në zonat malore të lindjes, nga mesdita priten shtime të përkohshme të vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në veri parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore reshjet mund të shoqërohen lokalisht me shtrëngata.

Reklamë

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 16 m/s.

Temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 30°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë