Një aksident i frikshëm është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shupenzë-Maqellarë. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur “Boçevë”.
Automjeti tip furgon dhe ai tip veturë u përlasën fuqishëm saqë mjeti veturë ka përfunduar në pemë. Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të cilët në momentin e aksidentit dyshohet se ishin të vetëm.
Policia ende nuk ka dalë në një deklaratë rreth këtij aksidenti, duke ruajtur kështu urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, mësohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe njëri në spitalin e Bulqizës.
Kujtojmë se një ditë më parë një tjetër aksident i rëndë u shënua në afërsi të Bulqizës ku mbeti viktimë një 60 vjeçar i cili po shkonte të vizitonte varrezat e të afërmve të tij.





