E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona e godasin pas një konflikti të çastit në rrugë

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh, është goditur nga disa persona.

Velço ishte duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Reklamë

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit.

Janë kryer kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente publike, ndërsa janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë