Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama: Ekonomia shqiptare po performon pozitivisht, koha e krahut të lirë të punës ka përfunduar

17 Korrik 13:50

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj kanë folur për rënien e euros dhe forcimin e monedhës shqiptare gjatë takimit me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sistemit bankar, ku u diskutua programi qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Rama deklaroi se zhvlerësimi i euros lidhet me forcimin e lekut, të cilin ai e konsideroi rezultat të performancës së ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë, ministrja Ibrahimaj tha se rënia e euros është ndikuar nga disa faktorë, mes tyre hyrjet e valutës në ekonominë shqiptare nga turizmi, remitancat dhe blerjet e drejtpërdrejta nga shtetas të huaj në vend.

Sipas Ibrahimajt, pretendimet se forcimi i lekut lidhet me para të padeklaruara apo aktivitete kriminale nuk qëndrojnë, pasi raportet ndërkombëtare nuk mbështesin një konstatim të tillë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te sektori i fasonerisë, duke theksuar se modeli i bazuar te fuqia e lirë punëtore i përket së shkuarës dhe se bizneset duhet të përshtaten me një realitet të ri ekonomik.

“Koha kur kishte krah të lirë pune ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me iluzionin e ringjalljes së saj, aq më shumë do të mbeteni pas”, u shpreh kryeministri.

Rama komentoi gjithashtu debatet mbi forcimin e lekut, duke kundërshtuar pretendimet se ky fenomen lidhet me aktivitetet e paligjshme.

“Duke pasur në mendje edhe ekonomistët popullorë që forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë dhe nuk ka të bëjë fare me atë shpjegimin e atyre që i thonë vetes analistë e nuk dinë çfarë flasin”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, në Shqipëri hyjnë çdo vit miliarda euro nga ekonomia reale dhe pretendimet se forcimi i monedhës lidhet me aktivitet kriminal nuk kanë bazë.

“Në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit nga ekonomia reale, të flasësh për narkotikë e gomarllëqe të tilla nuk kanë lidhje me realitetin”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

më shumë...

Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për të birin: Drita e syve, do mbetesh fryma ime përjetësisht!

më shumë...

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

më shumë...

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21 anëtarët kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Beratin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.