Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Tirana Central Park, një vizion i ri për jetesën urbane në Tiranë

17 Korrik 15:26

Projekti mixed-use që bashkon rezidencën, biznesin, hotelerinë dhe shërbimet në një  nga zonat me potencialin më të lartë të zhvillimit në kryeqytet.

Tregu rezidencial në Tiranë dhe jo vetëm po evoluon drejt modeleve që ndërthurin banimin, shërbimet dhe hapësirat publike në një ekosistem të vetëm urban. Në këtë kontekst, Tirana Central Park, projekti i ri dhe i “Concord Group”, prezantohet si një projekt i ri mixed-use, i konceptuar për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për një standard më të lartë jetese dhe për investime me perspektivë afatgjatë.

I pozicionuar në një nga zonat me zhvillimin më dinamik të kryeqytetit, mes Tiranës, Durrësit, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Korridorit të Veriut, projekti kombinon aksesueshmërinë strategjike me afërsinë me institucionet arsimore, shërbimet shëndetësore, qendrat tregtare dhe akset kryesore të transportit, duke ofruar komoditetin e të pasurit gjithçka më pranë.

Nën vizionin e një mjedisi të projektuar rreth njeriut, i zhvilluar mbi një sipërfaqe prej më shumë se 16.000 m², në Tirana Central Park një pjesë e konsiderueshme e territorit i dedikohet gjelbërimit, hapësirave publike dhe zonave komunitare, duke krijuar një ambient me më shumë dritë natyrale, privatësi dhe cilësi jetese, çka e diferencon projektin nga zhvillimet urbane me densitet të lartë.

Koncepti mixed-use përfshin rezidenca moderne, ambiente tregtare, zyra, hotel dhe shërbime të përditshme, duke krijuar një komunitet funksional ku banimi, puna dhe koha e lirë bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Arkitektura bashkëkohore, organizimi i kujdesshëm i tre godinave dhe hapësirat e dedikuara për këmbësorët janë projektuar për të garantuar një eksperiencë urbane të qëndrueshme dhe një identitet të dallueshëm.

Projekti synon të adresojë nevojat dhe kërkesat e një spektri të gjerë klientësh, nga familjet e reja që kërkojnë një mjedis të sigurt, të qetë dhe njëherësh të përballueshëm, për të ndërtuar jetën e tyre, te profesionistët që vlerësojnë lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit, diaspora shqiptare që synon të investojë në prona me standarde bashkëkohore, si edhe investitorët në kërkim të aseteve me potencial të lartë vlerësimi.

Përveç dimensionit rezidencial, Tirana Central Park përfaqëson edhe një mundësi investimi në një zonë që po përjeton transformim të shpejtë urban, e mbështetur nga zhvillimi i infrastrukturës dhe rritja e kërkesës për banim cilësor.

Si pjesë e portofolit të Concord Group, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri, projekti synon të vendosë një referencë të re në zhvillimin urban, duke kombinuar cilësinë e ndërtimit, vizionin afatgjatë dhe krijimin e komuniteteve me vlerë të qëndrueshme.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Tirana Central Park

Nga e njëjta kategori

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani dhe Shkodra

më shumë...

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve, përmirësohet situata në Mallakastër, digjen 180 hektarë pyje

më shumë...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht 2026, cilat janë shenjat më me fat

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.