Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policia e Shtetit po zhvillohet sot procesi i konkurrimit për plotësimin e vakancave në drejtimin e policive vendore në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.
Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët po i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës përmes testimit dhe intervistës profesionale. Pas përfundimit të procesit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara, ndërsa katër më të vlerësuarit do të emërohen në krye të drejtorive vendore.
Aktualisht mbeten vakante edhe drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë, për të cilat pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi në një fazë të mëvonshme.
Lista e kandidatëve:
Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda
/vizionplus.tv





